Tri javë aparati i vetëm për pet/ct jashtë funksionit! Pacientja onkologjike: Duke pritur na shkurtohet jeta

TË FUNDIT

Për shkak të ndërrimit të këtyre filtrave, ka tri javë që aparati i vetëm për skaneri pet/ct nuk po punon. Pacientët onkologjikë presin deri në një vit për këtë ekzaminim, me të cilin përcaktohet diagnoza dhe faza ose shkalla e sëmundjes. Një nga pacientet që pret është Kata Aposotolova e cila ka kancer citostatik në mushkëritë e bardha dhe është paciente onkologjike tashmë 12 vjet. Që nga tetori ka caktuar termin për ekzaminim skanim pet dhe të hënën më 18 shkurt u deshtë të bëj këtë incizim, por kur shkoi aty i thanë se aparati nuk punon.

“Sëmundja është në fazë të avancuar, duhet të incizohem në pet sken që të dihet në gjithë trupin a është paraqitur në ndonjë tjetër pjesë, tani duhet të incizohem, vitin e kaluar bëra kompjuter, por disa punë aty nuk munden duhet në pet sken, kjo është po e shkurtojmë jetën, ashtu sikur terapia kur është në shërbim e vazhdojmë jetën, tani po e shkurtojmë, duke pritur”, tha Kata Apostolova.

Dërguam porosi dhe e telefonuam drejtoreshën e Institutit Universitar për pet/ct, Nevena Manevska por nuk na ktheu, e ne shkuam deri në qendër.

-Sido qoftë ju do të duhet poshtë të zbrisni…
-Përse nuk mundem këtu të pres?
-Këtu është me pacientë?
-Ku janë ato pacientë, aparati nuk punon.
-Kështu i kemi rregullat, nuk na keni informuar.
-E po ja unë ju informova tani dhe këtu jam.

Të punësuarit na thanë se drejtoresha është në një takim të rëndësishëm dhe se nuk dihet kur përfundon, të punësuarit nuk na lanë as të afrohemi në hapësirën ku ndodhet aparati dhe të marrim disa pamje.

Pasi u larguam nga objekti, drejtoresha na kërkoi dhe kërkoi që të përgjigjet përmes telefonit, sepse kishte shumë takime.

“Kjo është java e tretë që Pet Qendra nuk është në funksion dhe të hënën do të vihet në funksion, kjo pauzë është më e gjatë se zakonisht sepse testi i integrimit nuk kaloi dhe u deshtë të bëjmë prokurim të filtrave të ri, të cilët furnizuesi i siguroi në mënyrë ekspres, me qëllim që të bëhet sa më shpejtë rikualifikim i dhomave të pastra në pjesën e prodhimit radiofarmaceutike. Të hënën vazhdojmë me punë me termine shtesë, që pacientët e anuluar të incizohen dhe të mos e pësojë shëndetësia”, tha Nevena Manevska.

Kërkuam përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku na thanë të njëjtën. E drejtoresha na tha se në ditë bëhen rreth 15 incizime, ndërsa nga muaji mars do të punojnë me intensitet edhe më të lartë. Ndryshe ky ekzaminim në spitale private kushton rreth 1.200 euro.