Array

Trepça s’do të jetë temë diskutimi në Bruksel (Video)

Must Read

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur,...
- Advertisement -

Frika e qytetarëve të Kosovës se edhe për pasurinë më të madhe në vend, Trepçen do të bisedohet në Bruksel, duke i marrë parasysh pretendimet e shtetit të Serbisë për pasurit e Kosovës, për Qeverinë e Kosovës nuk duhet të merren parasysh, pasi që edhe Kushtetuta e Kosovës dëshmon se pronat dhe të gjitha asetet brenda territorit të vendit tonë menaxhohen nga shteti i Kosovës.

Një pretendim të tillë e kanë rishfaqur sërish përfaqësues të shtetit serb ndaj gjigantit ekonomik “Trepça”, ndërmarrje kjo e cila në Kushtetutën e Kosovës njihet si ndërmarrje shoqërore dhe e administruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

- Advertisement -

Përkundër këtyre pretendimeve, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, deklarojnë se çështja jo vetëm e Trepçës por e të gjitha pasurive dhe aseteve të Kosovës asnjëherë nuk do të diskutohet në dialogun me Serbinë, pasi që çështjet e brendshme të Kosovës nuk kanë se si të diskutohen me një palë tjetër.

Ministrja për dialog Edita Tahiri tha për KosovaPress se asnjëherë nuk do të diskutohet në dialogun me Serbinë për Trepçën, e as për ndonjë pronë apo aset tjetër të Kosovës.

- Advertisement -

Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi, për KosovaPress tha se çështja e Trepçës dhe menaxhimit të saj është e qartë edhe për palën serbe, ani pse pretendimet e tilla janë shfaqur vazhdimisht nga pala serbe.

Sipas tij, derisa kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk marrin një vendim tjetër lidhur me mënyrën e menaxhimit të Trepçës, ajo do të vazhdoj të administrohet nga AKP-ja.

- Advertisement -

Ndërkohë, lidhur me shqetësimet e minatorëve të Trepçës që kanë të bëjnë me definimin e statusit të tyre, në një përgjigje përmes emailit Zyra për Komunikimi e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, është përgjigjur për KosovaPress se “MZHE është e përkushtuar për këtë sektor, dhe tashmë ka themeluar një grup të veçantë të punës të ekspertëve për studimin, hulumtimin dhe avancimin e zhvillimit të këtij sektori dhe ndërmarrjen e hapave të duhur për këtë sektorë”.

Ndërkohë në nëntor të vitit 2011, AKP, bazuar në Ligjin për Riorganizimin dhe Likuidimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së tyre, ka shpallur moratorium për Trepçën, dhe të gjitha procedurat dhe veprimet e çfarëdo lloji që kanë për qëllim përcaktimin e vlefshmërisë, zbatimin apo përmbushjen e kërkesave apo interesave për Trepçën janë pezulluar dhe mund të vazhdojnë vetëm me lejen e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Aktualisht ndërmarrja Trepça është në procesin e riorganizimit

- Advertisement -

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë që kemi pasur rritje të...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund të vitit do të tejkalojë...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur, lind me 3 mijë euro...

Bekteshi në Click Plus tregon se sa persona kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bën të ditur se nga periudha 15 mars deri në përfundim të gushtit janë larguar nga 12.500...

Ilire Dauti nga ASH: Kjo Qeveri në kushte normale e kishte të vështirë të përballet me probleme ekonomike

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin Click Plus në TV21, tha Qeveria e re por e vjetër në përmbajtje në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -