Treni i parë i mallrave nga Turqia arrin në Xi’an

TË FUNDIT

Treni i parë i mallrave nga Turqia në Kinë ka mbërritur në qytetin veriperëndimor të Kinës Xi’an dhe, sipas autoriteteve lokale, të gjitha mallrat e transportuara iu nënshtruan zhdoganimit.

Sipas autoriteteve lokale të tregtisë, treni i nisur prej Stambollit më 4 dhjetor, udhëtoi 8693 kilometra me 42 kontejnerë që mbartnin produkte me vlerë rreth 10.4 milion juanë (afërsisht 1.59 milionë dollarë), shkruan “Xinhua”.

“Ky rast i lumtur shënon rilindjen e lidhjeve historike mes Turqisë dhe Kinës”, -tha Abdulkadir Emin Onen, ambasadori turk në Pekin, duke folur në ceremoninë e organizuar për ngjarjen.
Lidhjet hekurudhore mes Kinës dhe Evropës, shtoi diplomati, janë bërë edhe më jetike gjatë pandemisë Covid-19, sepse trenat e mallrave luajnë një rol vendimtar në stabilizimin e zinxhirit ndërkombëtar të logjistikës.