Në Shkup u mbajt kongresi i katërt internacional shkencor për biznes, ekonomi, sport dhe turizëm -“IKONBEST 2015”. Sipas ekspertëve, në Maqedoni duhet të futet trendi i ri “turizëm i fijezuar” që lidhet me turizmin mjekësor dhe agrikulturor.
Edukimi i popullsisë për rëndësinë e turizmit, rritja e numrit të ciceronëve turistik, zgjerimi i ofertës – janë segmente në të cilët duhet të punojë Maqedonia për përmirësimin e gjendjes së turizmit. Kështu tha Sasho Kozhuharov, profesor i ekonomisë së biznesit. “Çështja e ngritjes së nivelit të trajnimit të popullsisë, gjegjësisht të njerëzve të cilët janë të përfshirë në këtë fushë. Rritja e numrit të punëtorëve turistik, zgjerim dhe gjeneralizim të ofertës. Ne jemi të segmentuar në aktivitete të vogla sa i përket sferës së turizmit. Domethënë, zgjerim dhe rritje të propagandës, që shteti në mënyrë aktive e bën këtë”, theksoi Kozhuharov.
Sipas Eldin Dabarxhiq, profesorit të ekonomisë nga Serbia, bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve fqinje është i ulët. Sipas tij fondet evropiane janë shumë pak të shfrytëzuara. “Bashkëpunimi është në nivel të ulët dhe mendoj se është i kufizuar. Duke marrë parasysh se jemi shtete miqësore dhe na lidhin ngjarjet historike, por në ekonomi jemi shumë dobët të lidhur. I kemi disa marrëveshje, por ne praktikë dhe në realizim – aspak. Edhe pse deri tash ka oferta prej IPA fondeve, por ato nuk shfrytëzohen”, tha profesori Dabarxhiq.
Ndërkaq, analisti Sem Vaknin thotë se Maqedonia duhet të bëhet pjesë e “nish” turizmit, apo turizmit të fijezuar, që lidhet me turizëm mjekësor dhe agrikulturor. “Maqedonia ka shumë sende, të cilat mund të ndikojnë në rritjen e turizmit, dhe mendoj se Maqedonia duhet të koncentrohet në “nish” turizëm. Turizëm i cili lidhet me tema, turizëm mjekësor, agrikulturor. Kështu që në fushën “nish”, Maqedonia ka shumë përparësi dhe mendoj se ka prosperitet”, vlerësoi Vaknin.
Sipas profesorit Kozhuharov, 4,6 për qind e popullsisë në Maqedoni është e kyçur në turizëm.
Arbana Qerimi
