Trendafilov: 25 mijë punëtorë marrin paga në zarf, punëdhënësit vjedhin nga arka shtetërore rreth 250 milionë

TË FUNDIT

Ideja e rritjes së pagës minimale është edhe që të mbahen punëtorët në vend, thotë kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafillov në Daily Click. Ndërkaq thotë se është turp që punëtorët në shtet të marrin ende pagë minimale, sepse nuk duhet lejuar që punëdhënësit të dëmtojnë punëtorët, ngaqë ata punojnë edhe pas orarit ose për festa dhe u takojnë shtesa, shtoi ai. Pagë minimale mund të marr vetëm ndonjë student ose dikush që është punësuar për herë të parë dhe është me arsim të mesëm.

“25 mijë punëtorë marrin pagë në zarf dhe rrisin ekonominë gri, në këtë formë punëdhënësit vjedhin nga arka shtetërore rreth 250 milionë euro në vit ose këta punëtorë me të vërtetë punojnë për 22.567 denarë që është turp dhe e palejueshme”, tha Sllobodan Trendafilov – Kryetar i LSM.

Trendafillov tregoi se rritja e fundit e pagës minimale ka qenë 7.800 denarë por nuk është e mjaftueshme sepse ka rritje artificiale të çmimeve.

“Metodologjinë që e mundësuam nëpërmjet grevës dhe protestave në katër vitet e fundit, mundësoi që paga minimale në vend duhet të rritet për 7.800 denarë, ky është një tregues i mirë por nuk është i mjaftueshëm për shkak të rritjes së egër te çmimeve dhe rritjen e paarsyeshme e çmimeve nga ana e pronarëve. Edhe guvernatorja e Bankës popullore e tha qëndrimin që ne e kemi thënë se dikush diku po bën marrëveshje për rritje artificiale të çmimeve që ta varfëroj punëtorin e Maqedonisë”, tha Trendafilov.

Sa i përket kërkesës për rritjen e pagës minimale para marsit të vitit të ardhshëm, Qeveria thotë se nuk ka para për rritje rrogash sepse është trashëguar një thesar i zbrazët buxhetor. LSDM pretendon se ka para, por qeveria nuk ka pasur kapacitet për të trajtuar të gjitha kërkesat.

Maqedonia është pozicionuar në fund të shkallës së të ardhurave në vendet e rajonit. Madje, shporta minimale sindikale për muajin korrik është 60.570 denarë ose afër një mijë euro dhe është në progres të vazhdueshëm. Në veçanti, Sllovenia ka pagën mesatare më të lartë në rajon me 1,501 euro. Më shumë se dyfishi i pagës mesatare të Maqedonisë. Shuma minimale bruto sllovene është 1.254 euro, ndërsa e jona është 542 euro. Nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së, veçohet Mali i Zi, paga minimale e të cilit së shpejti do të arrijë në 600 euro për punëtorët me arsim fillor dhe të mesëm dhe 800 euro për ata me arsim të lartë. Paga mesatare në këtë vend është 838 euro.