Tregtia digjitale, qasje globale

TË FUNDIT

Në Huangzhou po zhvillohet ekspozita e 2 -të me temë: “Tregtia digjitale, qasje globale“, organizuar nga Provinca Zhejiang dhe Ministria e Tregtisë e Kinës.

Kina ka bërë vitet e fundit në mënyrë aktive përshtatjen me rregullat ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare të standardeve të larta, ka krijuar dhe përmirësuar sistemet e saj të qeverisjes së tregtisë digjitale dhe ka promovuar reformën dhe risitë e tregtisë digjitale. Duke e bërë këtë, Kina ka ofruar mundësi të reja për botën me zhvillimin e saj të ri.


Duke iu drejtuar me një letër urimi këtij eventi, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se: Lulëzimi i tregtisë digjitale globale është bërë një pikë e re e spikatur në tregtinë ndërkombëtare.

Kreu i shtetit i Kinës bëri thirrje për shfrytëzimin e plotë të ekspozitës për të promovuar bashkëpunimin, zhvillimin e përbashkët dhe përfitimet e ndërsjella, për ta kthyer tregtinë digjitale në një motor të ri për zhvillimin e përbashkët dhe për t’i dhënë një shtysë të re rritjes ekonomike botërore, shkruan CMG.