Ky vjetor nuk është vetëm kujtim i momentit kur flamuri i Maqedonisë u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel, edhe pse jam i sigurt se kjo pamje do të mbetet përhershëm në kujtesën tonë. Këtë e tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në manifestimin solemn me rastin e shënimit të tre vjetorit nga anëtarësimi në NATO, në kazermën Ilinden. Ai shtoi se 27 marsi është dita kur Maqedonia e vulosi sigurinë e saj të sigurt.
“27 marsi është dita kur Maqedonia e Veriut e vulosi ardhmërinë e saj të sigurt. Momenti pas të cilit stabiliteti ynë nuk mund të rrezikohet nga askujt. Sot jemi në NATO. E realizuam vendimin tonë unanim në Kuvendin tonë dhe idenë e paraardhësve tanë të cilët luftuan që të jemi të barabartë me më të zhvilluarit. Arritëm sukses në këtë rrugë me sjelljen e vendimeve të guximshme, shtetbërëse dhe të vështira”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, tha se është krenare për gjithë pjesëmarrjet e Armatës në misionet paqësore dhe për kontributin e dhënë në avancimin e paqes në botë. Armata modernizohet dhe zhvillohet me ritëm të përshpejtuar dhe sot hapërojmë me aleatët tonë të NATO-së.
“Pritëm shumë gjatë që të themi se jemi NATO. Ne jemi bashkë dhe më të fuqishëm, ne jemi aleat i 30 nacionaliteteve të barabarta që i lidhin vlerat që i jetojmë. Në përputhje me planet, vendi jonë do të arrijë kriterin e NATO-së prej 2% të BPV të alokuar për mbrojtje tashmë vitin e ardhshëm, ndërsa kriterin e dytë për ndarje të buxhetit të miratuar për pajisjen dhe modernizimin tashmë e kemi tejkaluar”, pohoi Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.
Në këtë manifestim foli edhe kryeshefi i shtabit general të Armatës, vasko Gjurçinovski i cili tha se anëtarësimi në NATO është hap i rëndësishëm për përforcimin e paqes dhe stabilitetit të shtetit.
“Nga aderimi ynë dhe plotësimi i të gjitha detyrave në pjesën ushtarake treguam se jemi partner i sigurt dhe përgjegjës që standardet e trajnimit i plotësoi shumë më herët nga anëtarësimi ynë i plotfuqishëm që e vërtetojmë edhe gjatë 3 viteve të fundit”, deklaroi Vasko Gjurçinovski, komandant i Shtabit Gjeneral.
Para tre vjetëve Maqedonia u bë anëtarja e 30-të e NATO-s pasi paraprakisht Kuvendi e miratoi protokollin e Aleancës me çka u realizua edhe hapi i fundit drejt anëtarësimit në NATO.