Tre të vdekur në repartin për Covid në spitalin e Kavadarit dhe 42 të infektuar të ri

TË FUNDIT

Tre persona e kanë humbur jetën në repartin për kovid në spitalin e Kavadarit, bëhet fjalë për personat të moshës nga 67 deri në 78 vjeçare, konfirmuan nga spitali. Të gjithë kanë pasur sëmundje paraprake.

Nga ana tjetër, mjeku Riste Jovanovski, specialist epidemiolog pranë Qendrës për shëndet publik të Kavadarit, për MIA-n konfirmoi se kanë regjistruar gjithsej 42 të infektuar të rinj, të moshës prej 18 deri në 79 vjet. Në Kavadar 19, Rosoman 5, Negotinë 15 dhe Demir kapi 3.