Tre persona në Shtëpinë e pleqve në Kumanovë, “Zafir Sajto” kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19.
Rezultatet pozitive i kanë vërtetuar edhe nga Qendra për shëndet publik në Kumanovë, ndërkaq bëhet fjalë për një shfrytëzues të Shtëpisë dhe dy të punësuar.
“Të punësuarit janë në izolim nga 7 prilli, kur ishin testuar me të punësuarit tjerë. Testimi u inicua pas ngjarjes së pakëndshme kur në Shtëpinë e pleqve nga hospitalizimi u kthye një shfrytëzuese e Shtëpisë, e cila kishte qenë në spital për shkak të problemeve të tjera shëndetësore”, tha drejtori i Shtëpisë, Dejan Stojanovski.
Ai ka shtuar se që nga fillimi i shpërndarjes së virusit, në këtë Shtëpi të pleqve janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse.
