Ministrja e financave Nina Angellovska, thotë se masat ekonomike janë të mira dhe se janë planifikuar me seriozitet në konsultim me odat ekonomike. Ajo shtoi se me lehtësimet tatimore dhe prolongimin e obligimeve, si dhe me pagesën e mjeteve në lartësi të pagës minimale do t’u ndihmohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Sa i përket masës për pagesë të 14.500 denarë si ndihmë financiare për kompanitë, me qëllim që t’i ruajnë vendet r punës dhe të mbrohen punëtorët, mendoj se bëhet fjalë për një masë shumë serioze. Siç thash, vlerësohet se kjo masë do të përfshijë 200 deri 250 punëtorë në sektorë dhe veprimtari të ndryshme që janë prekur dhe e njëjta kushton rreth 100 deri 200 milionë euro, tha Ministrja e Financave Nina Angellovska.
Dje, kryetari i Odës së Maqedonisë veriperëndimore, Nebi Hoxha tha se kompanitë nuk janë të kënaqura me masat, se ato sillen shumë ngadalshëm, dhe se biznesit i nevojiten reagime më të shpejta nga Qeveria. Me kumtesë doli edhe Lidhja e Odave ekonomike prej ku thanë se me një ndihmë të tillë nuk arrihet qëllimi për ruajtje të ekonomisë dhe punëtorëve. Prej atje propozojnë:
Qeveria të lejojë përkrahje prej 100% të rrogës neto për tre muajt e ardhshëm, t’i mbulojë taksat dhe kontributet për të punësuarit në tre muajt e ardhshëm, personat juridik që janë prekur nga kriza të mos paguajnë akontacion të përfitimit për këtë vit, të vihet moratorium të normave interesi dënuese ndërsa mjekëve, tregtarëve dhe të gjithëve që janë në rrezik t’u paguhet nga një bonus, u tha nga Lidhje e Odave Ekonomike.
Ministrja Angellovska prezantoi tre skenarë për buxhetin, sipas të cilëve zbrazëtia në buxhetin e shtetit do të lëvizte prej 700 milionë deri në 1,3 miliardë euro. Në lidhje me pagesën e parave të parashikuara me masat ekonomike në kushte të deficitit në buxhet, ajo tha se do të ketë ridedikim të parave.
Do të bëhen rialokime mes shfrytëzuesve të buxhetit, ridedikime dhe shkurtime të të dalave joproduktive me qëllim që të sigurohen mjete atje ku do të nevojiten, së pari për shëndetësi, por edhe masa ekonomike që i prezantoi Qeveria – pakoja e dytë të masave ekonomike, tha Ministrja e Financave Nina Angellovska.
Rishqyrtimi i masave me qëllim që të ulet goditja ndaj ekonomisë kërkojnë edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE. Ish ministri i financave Trajko Sllaveski tha se Qeveria nuk ka dalë me analiza serioze.
Vlerësimet tona janë se numri i personave që kanë mundësi ta shfrytëzojnë këtë masë do të jetë shumë i ulët. Këtë mundësi nuk do të mund ta përdorin kompanitë dhe të punësuarit në sektorët më të prekur ku ndihma është më se e nevojshme. Këto janë turizmi, shërbimet që kanë të bëjnë me ushqimin dhe akomodimin në sektorin e turizmit, tha Trajko Sllavesk.
Pakoja e dytë të masave që Qeveria i harmonizoi në seancën e djeshme janë me qëllim që t’u ndihmohet kompanive dhe qytetarëve për ta tejkaluar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.