Tre persona u lënduan në aksidentin rrugor pranë Hipodromit

TË FUNDIT

Një person u lëndua rëndë dhe dy persona të tjerë morën lëndime të lehta, në aksidentin rrugor në ora 04:30 të mëngjesit në autostradën Veles – Shkup në qarkoren Hipodrom, për shkak të së cilës komunikacioni është ndërprerë.

Prej Ministrisë së Punëve të Brendshme informuan për MIA-n se në mëngjes në orën 04:30 në autostradën Veles – Shkup, në qarkoren Hipodrom, një automjet pasagjerësh “Honda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I (65) nga Shkupi, është përmbysur në rrugë. Në aksident M.I ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa një pasagjere e vogël dhe N.I (52) kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Inspektimi është kryer nga një ekip nga SPB Shkup.

AMSM në një raport të jashtëzakonshëm në mëngjes në orën 05:35 informoi se rruga Veles-Shkup përgjatë qarkores Hipodrom është bllokuar për shkak të një aksidenti në komunikacion.