Vrasja e hendbollistit kroat në Shkup/Gjorgievski dhe Levkovska dënohen me nga 18 vjet burg, Kostovski me 16 vjet

TË FUNDIT

Gjykata Themelore Penale ka dënuar me 18 vjet burg Anxhelo Gjorgievskin, Klementina Levkovskën gjithashtu me 18 vjet, ndërsa Andrej Kostovskin me 16 vjet, përcjell TV21. Këtë vendim me lot në sy e dha gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviq.

Vendimi i gjykatës vjen pothuajse katër muaj pas seancës së parë të gjykimit për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili u rrah për vdekje para një klubi nate në parkun e qytetit në Shkup.

Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta të hendbollistin kroat Denis Tot./tv21.tv

error: Content is protected !!