Tre persona humbën jetën, ndërsa disa janë lënduar gjatë një sulmi me thikë në Nicë

TË FUNDIT

Një burrë i armatosur me thikë, vrau tre persona dhe lëndoi disa të tjerë  në kishën  Notr-Dam në Nicë, para se të arrestohet, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Tashmë nuk ka dyshim se bëhet fjalë për sulm terrorist, sepse hetimi menjëherë  i është dorëzuar  prokurorisë antiterroriste nga Parisi.

Sulmi me thikë ka ndodhur sot  në orën nëntë të mëngjesit në afërsi të  kishës Notr Dam në Nicë. Sipas raportit më të ri, ka tre të vdekur, mes të cilëve edhe rojtari i kishës dhe disa të lënduar.

Sulmi ka ndodhur në brendësinë e kësaj kishe, të vendosur në zemrën e qytetit Nica, detajisht sqaroi Erik Sioti, deputetë nga Alpet. Rreth kishës në qendër të qytetit është vendosur perimetër i sigurisë.

Terroristi menjëherë është arrestuar në kishë nga policia  komunale dhe  kombëtare. I lënduar gjatë arrestimit, ai është dërguar  në spital.

Për momentin nuk dimë asgjë  për profilin e tij,  autori është “maskuar” para se të shkojë në  sulm, saktëson Loran Martin de Fremont, nga sindikata e policisë.

Prejse sulmuesi është përgatitur për t’u dërguar në spital, duke e marrë parasysh se ka pasur plagë , ai ka brohoritur “Allahu është i madh”, deklaroi prefekti i Nicës.

Sipas prefektit të Nicës, Kristian Estrozi, i cili ka folur për “fashizmin islamik” dy nga viktimat janë vrarë  në mënyrën më barbare, viktima e tretë jashtë kishës. Në ndërkohë  njësitë speciale policore e kontrollojnë brendësinë e kishës në hetim  të mjeteve  eventuale shpërthyese.

Ky sulm ndodhi në prapavi të kërcënimit  veçanërisht të madh terrorist, pas sulmit  në afërsi të ish hapësirave të Sharli Ebdos dhe atentati mbi Samuel Pati,  profesor i historisë dhe gjeografisë  në Konflan-Sant-Onorin. Në fillim të javës,  drejtori i përgjithshëm i policisë nacionale u bëri thirrje pjesëtarëve të saj të jenë të kujdesshëm , duke treguar në telegram të dërguar deri te demokratët dhe shërbimet qendrore se “Franca është cak i kërcënimit  të lartë dhe të përhershëm terrorist.

Ky kërcënim u përsërit të martën në kumtesën për shtyp të agjencisë Tabat, e afërt me organizatën Al Kaeda, e cila e dënoi shpalljen e karikaturave të profetit Muhametit.

Kisha Notr-Dam gjendet në aveninë Zhan Medcin, në qendër të qytetit Nicë. Qyteti ishte skenë e  sulmit  vdekjeprurës më 14 korrik të vitit 2016, kur gjatë sulmit me kamion ishin vrarë 86 persona.