Tre karabinierë humbin jetën, ndërsa dhjetë ushtarë u lënduan gjatë shpërthimit në Verona të Italisë

TË FUNDIT

Tre karabinierë humbën jetën dhe të paktën dhjetë ushtarë dhe policë u lënduan gjatë një shpërthimi që ndodhi në operacionin policor gjatë ditës së djeshme në fshatin Kastel D’Akano, në provincën Verona, Itali.

Sipas informacioneve fillestare, shpërthimi ndodhi gjatë evakuimit të një shtëpie dykatëshe, në të cilën po qëndronin tre persona. Pas shpërthimit, shtëpia u shemb, duke ngujuar pjesëtarët e forcave të sigurisë.

Midis të lënduarve është edhe një grua, e cila besohet se ka shkaktuar shpërthimin.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të panjohura.