Tre indianë hynë ilegalisht në vend, arrestohen në Tetovë

TË FUNDIT

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar se dje, rreth orës 13:30 janë arrestuar tre indianë në rrugën “Vidoja Smilevski – Bato”, pasi hynë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

P.V.(26), B.E.(37) dhe T.V.(22), që të tre nga India, janë dërguar në Stacionin policor në vendkalimin kufitar Tabanoc për procedurë të mëtutjeshme, qëndron në njoftim, transmeton TV21.