Kandidati i republikanëve për president Donald Tramp foli para publikut nga Shtëpia e Bardhë duke shpallur fitore në zgjedhje, edhe pse komisioni zgjedhor nuk i numëroi votat.
“Sinqerisht, fituam, edhe pse nuk janë numëruar të gjitha votat. E falënderoj popullin amerikan për mbështetjen e madhe. Miliona njerëz votuan për ne. Por, një grup shumë dëshpërues i njerëzve por tenton që t’ua marrë atë të drejtë, që nuk do të lejojmë. Por përgatitemi për festë të madhe”, tha Trampi.
Ai shtoi se do të kërkojë nga Gjykata Supreme të ndërpritet numërimi i të gjitha votave “sepse është e dukshme se republikanët udhëheqin në disa shtete të tjera dhe se Bajdeni dhe demokratët nuk mund t’i arrijnë./MIA
