Presidenti amerikan Donald Tramp, i cili fundjavën e kaluar ishte në spital për shkak të Kovid-19, është i gatshëm për punë dhe së shpejti do të dijë nëse është e mundur të fillojë fushatën zgjedhore të shtunën dhe të dielën. Këtë e deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kejli Mekenaj.
“Përpiqemi të harmonizohemi me presidentin, i cili është i gatshëm të shkojë në udhëtim, ai është i gatshëm t’u drejtohet njerëzve menjëherë pasi që të marrë dritë të gjelbër nga mjekët”, deklaroi Mekeni për Fosk njuz.
Trampi pohon se tashmë një kohë ndihet mirë, por duhet të presë miratim nga mjekët.
