Trampi presidenti i parë në historinë më të re të SHBA-së që nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasuesit

TË FUNDIT

Donalld Tramp do të jetë presidenti i parë i SHBA-së në disa dekadat e fundit që largohet nga funksioni, e i cili nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasuesit të tij, kumtoi Njujork tajms. Por, në të kaluarën më të largët, ka ndodhur disa herë që një president të mos marrë pjesë në ceremoni.

Në pjesën më të madhe të historisë së SHBA-së, ndryshimi i presidentit konsdierohet si simbol i trasnferit të qetë të pushtetit.

Edhe presidentë të tjerë të SHBA-së nuk kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri, përfshirë edhe katër shefa të shteteve të cilët u vranë gjatë mandatit. Abraham Linkoln (1865), Xhejms Garfilld (1881), Uilliam Mekinlli (1901) dhe Xhon kenedi (1963).

Në vitin 1974, presidenti Riçard Nikson dha dorëheqje dhe nuk mori pjesë në betimin e Xheralld Fordit në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 1921, Uodrou Uillson ka pasur ndër mend të marrë pjesë në betimin e Uoren Hardingut dhe të udhëtojë me të në Kapitoll në ceremoni, por ishte sëmurë.

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, disa presidentë vendosën të mos marrin paraqiten nga pakënaqësia apo armiqësia. Gazeta si shembull i cekë Xhon Adams, Xhon Kuinsi Adams dhe ENdrju Xhonson.