Trampi: Po e përfundojmë epokën e luftërave të pafundme

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Tramp para të diplomuarve në akademinë ushtarake Uest Point dje deklaroi se puna e tij është që t’i mbrojë interesat vital të SHBA-së, e jo të udhëheqë luftëra të pafundme me vendet e largëta.

Deklarata e tij erdhi pasi u përball me kritika për shkak të planeve për tërheqje të gati 10.000 ushtarëve nga Gjermania.

“Po e përfundojmë epokën e luftërave të pafundme”, theksoi Trampi.

Ai shtoi se detyra e ushtarit amerikan nuk është që t’i rivendosë marrëdhëniet ndërkombëtare por që ta mbrojë SHBA-në nga armiku i huaj.

“Nuk është puna e ushtrisë amerikane që të zgjidh konflikte të vjetra në vende të largëta, për të cilat shumë njerëz asnjëherë nuk kanë dëgjuar”, theksoi Trampi.

Presidenti amerikan foli edhe për pabarazinë racore në SHBA, duke theksuar se kadetët janë shembull i diveristetit amerikan.

“Erdhët këtu edhe nga fshatra edhe nga qytete, nga shtetet e mëdha dhe të vogla, raca të ndryshme, fe dhe ngjyra. Por, kur hytë në këtë kompleks, u bëtë pjesë e një ekipi dhe një familje, e cila me krenari i shërben kombit amerikan”, theksoi Trampi./MIA

error: Content is protected !!