Trampi këtë fundjavë mund të kthehet në paraqitjet publike

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Donald Tramp, e përfundoi terapinë e mjekimit nga Kovid-19 dhe tashmë këtë fundjavë mund t’iu kthehet obligimeve të tij publike, deklaroi sot mjeku i tij i ri, Shon Konli.

Mjeku tha se Trampi jashtëzakonisht mirë ka reaguar në terapinë dhe se është në gjendje stabile, si dhe se nuk tregon shenja të përparimit të sëmundjes, transmetoi Bi-Bi-Si.

Sipas tij, nesër do të jetë dita e 10-të pasi i ishte konfirmuar diagnoza, ndërsa në bazë të diagnostikës përparuese të cilën e shfrytëzon ekipi mjekësor, ai do të mund të kthehet në detyrat zyrtare.

Trampi sot përsëri duhet të testohet për Kovid-19, ndërsa, siç tha, shpreson se gjatë fundjavës tashmë do të mund të mbajë tubim të ri parazgjedhor, sipas gjitha gjasave në Floridë.