Presidenti i SHBA-së Donald Tramp ka nënshkruar urdhër që ndalon amerikanët të investojnë në kompani kineze për të cilat administrata thotë se janë në pronësi ose të kontrolluara nga ushtria kineze.
Urdhri i referohet 31 kompanive kineze që thuhet se “mundësojnë zhvillimin dhe modernizimin e ushtrisë kineze” dhe “rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë amerikane”, raportoi Si-En-En.
Prodhuesit e telefonave inteligjentë Huavei dhe Hikivizhon, një nga prodhuesit dhe furnizuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve për video mbikëqyrje, janë në listën e zezë.
Disa kompani të tjera, duke përfshirë Çajna Telekom dhe Çajna Mobajll, tregtojnë në bursën e Nju Jorkut.
Urdhri i Trampit gjithashtu ndalon investitorët amerikanë të zotërojnë ose tregtojnë çdo letër me vlerë me origjinë ose të ekspozuar ndaj atyre firmave. Kjo përfshin fondet e pensionit ose aksionarët në ndërmarrjet e “ndaluara”. Investitorët do të kenë kohë deri në nëntor të vitit 2021 për të shitur pjesën e tyre në këto kompani.
Dekreti, që do të hyjë në fuqi në 11 janar, vjen në moment kur pi nxehet betejat e tregtisë dhe teknologjisë midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
