Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se vaksina kundër koronavirusit të ri do të zbulohet deri në fund të këtij viti.
“Konsiderojmë se do të kemi vaksinën deri në fund të këtij viti”, tha Tramp në deklaratën për Foks Njuz.
“Mjekët do të thonë: Ju nuk duhet ta thoni këtë. Por unë them atë që mendoj… Ne bëjmë shtypje me ngulm dhe shumë grupe farmaceutike, mendoj, janë shumë afër”, shtoi ai.
I pyetur se cili do të ishte reagimi i tij nëse një vend tjetër do të zbulonte vaksinën para SHBA-së, Tramp tha se nuk do të shqetësohej.
“Nuk më intereson. Thjesht dua të kem vaksinë që funksionon”.
Sipas Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale londineze, rreth njëqind projekte janë duke u zhvilluar në të gjithë botën për të gjetur vaksinë kundër koronavirusit dhe tashmë zbatohen dhjeta testime klinike.
Duke shprehur gatishmërinë e tij për t’i lejuar vendit të vazhdojë aktivitetet e tij në mënyrë të kujdesshme, por “sa më shpejt që të jetë e mundur”, presidenti amerikan ishte optimist për perspektivën ekonomike.
“Viti 2021 do të jetë mahnitës”, tha Tramp, duke mbrojtur veprimet e tij edhe një herë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
Në SHBA, afro 1.200.000 njerëz janë infektuar me virusin korona dhe mbi më shumë se 68.000 raste vdekje.
“Mendoj se shpëtuam miliona jetë”, theksoi ai./MIA
