Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se qeveria amerikane do të investojë në të gjithë kandidatët më të mirë për vaksinën kundër koronavirusit. Sipas tij, lista deri tani ka 14 mundësi premtuese me plan për zvogëlim të mëtejshëm.
Tramp ka shprehur optimizëm se vaksina do të jetë në dispozicion para fundit të vitit.
Presidenti i SHBA-s ka thënë që administrata e tij do të mobilizojë forcat për të shpërndarë vaksinën pasi të miratohet.
