Tramp ka dhënë urdhra për ndalimin e transaksioneve me pronarët kinezë të “Tik Tok” dhe “WeChat”

TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp ka dhënë urdhër me të cilin ndalohen të gjitha transaksionet e personave amerikan me kompaninë kineze „ByteDance“ dhe „Tensent“, pronarë të aplikacioneve „TikTok“ gjegjësisht „WeChat“.

Ndalesat hyjnë në fuqi pas 45 ditësh.

Në urdhërin, Tramp theksoi se aplikacioni TickTock mund të përdoret për fushatat dezinformuese në favor të Partisë Komuniste Kineze dhe se Shtetet e Bashkuara “duhet të ndërmarrin veprime agresive kundër pronarëve të TickTock për të mbrojtur sigurinë e tyre kombëtare”.

Në tjetrën, ai theksoi se WeChat automatikisht shkarkon një sasi të madhe informacionesh nga përdoruesit e tij. “Kjo mbledhje e të dhënave është kërcënim që Partisë Komuniste Kineze do t’i jepet informacioni personal dhe privat i amerikanëve.”