Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se i anulon bisedimet tregtare me Kinën sepse, siç tha, nuk dëshiron të bisedojë me përfaqësuesit e këtij vendi.
Gjatë vizitës në Arizonë, i pyetur nëse SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja tregtare me Kinën, Tramp tha se do të mendojë për këtë, transmetuan mediumet britanike.
Përfaqësuesit e SHBA-së dhe të Kinës planifikojnë të shtunën t’i mbajnë bisedimet e para për zbatimin e të ashtuquajturës faza e parë nga marrëveshja tregtare, por ato u anuluan./MIA