Tramp e fshiu videon raciste nga Twitteri

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Tramp e ka fshirë videon e djeshme nga Tuiteri, në të cilën mbështetësit e tij bërtisnin parulla raciste.

Videoja tregon mbështetësit e tij duke bërtitur “epërsi të bardhë”, slogan i përdorur nga racistët e bardhë të djathtë. Njoftimi, i bërë nga komuniteti pensionist në Vilixhis, në Floridë, tregon kolonë të amerikanëve të moshuar që kalonin në karroca golfi të zbukuruara me flamuj amerikanë dhe parulla në mbështetje të Trampit, pasi kundërshtarët e presidentit republikan mblidhen rreth tyre.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhud Dir deklaroi se Tramp ishte “tifoz i madh i Vilixhis”.

“Ai nuk e dëgjoi sloganin në video. Ai ka dëgjuar vetëm mbështetje të madhe nga shumë prej mbështetësve të tij”, tha Dir.

Videoja e sherrit mes dy palëve zgjat dy minuta, ndërsa ulërima e parullës “fuqi e bardhë” mund të dëgjohet që në fillim.

Senatori, Tim Skot, i vetmi republikan afro-amerikan në Senat, e kritikoi presidentin.

“Ai nuk duhet ta kishte shpërndarë atë postim dhe duhet ta kishte hequr atë”, tha Skot për Si-En-En.

“E gjitha kjo është fyese,” përfundoi ai./MIA