Trajnimi i gjeneratës së re të ski-patrullës filloi në Qendrën për arsim dhe hulumtim shkencor “Akademia malore” në bashkëpunim me ski-qendrën Kodra e Diellit dhe Shoqërinë për shpëtim malor “Askllepij”. Do të mbahen dhe disa punëtori të përkushtuara sigurisë në ski qendrat. Mund të paraqiten të gjithë, pa limitim të moshës, por duhet të ndjehen të shëndetshëm psiko-fizikisht, të mundet të kalojnë 8-12 orë në temperaturë të ulët në borë, duke shpëtuar skiatorët në rast të lëndimeve.
“Trajnimi buron nga problemi që e trajton ski-patrulla dhe bazohet në tre komponentë: njohja e ndihmës së parë për të lënduarit, të kryhet transport me ski-anijen ose sajën që e vozit ski-patrulla dhe të kenë njohuri themelore të teknikave alpiniste dhe të teknikave me litarë për të kryer evakuim të pasagjerëve në rast të ngecjes së teleferikut”, deklaroi Konstantin Ciriviri, udhëheqës i ski-patrullës.
Trajnimi kryhet sipas programit të verifikuar në Ministrinë e arsimit dhe shkencës dhe në përputhje me standardet botërore për siguri në mal, të rekomanduara nga komisioni ndërkombëtarë për shpëtim malor ku shoqata Askllepij është anëtare që nga viti 2016 si organizata e vetme nga Maqedonia.
“Ne dëshirojmë të kemi siguri në ski-qendrën tonë. Ski -patrulla kujdeset për shëndetin, sigurinë e skiatorëve në rast të ndodh ndonjë lëndim, ata janë në vendin e ngjarjes në çdo kohë. Koordinim dhe komunikim i shkëlqyeshëm që do të vazhdojë deri në fund të sezonit”, tha Adem Avziu, drejtor i ski-qendrës Kodra e Diellit.
Kjo është vetëm njëra prej risive për këtë sezon në ski-qendrën Kodra e Diellit. Drejtori Avziu paralajmëroi se këtë vit do të jenë në dispozicion të gjithë ski-ashensorët.
“Punojmë shumë që ta lëshojmë në funksion Cerepashinën. Shpresoj dhe jam i sigurt se këtë fundjavë do të lëshohet për herë të parë këtë sezon duke pasur parasysh se kishte defekt të madh i cili u sanua gjatë verës. Për momentin në vendngjarjen janë edhe profesorë të Fakultetit të makinerisë që edhe një herë t’i testojmë litarët e teleferikut me dy ulëse. Shpresoj se do të kompletohemi dhe do të jemi të sigurt që ta lëshojmë në funksion. Duhet pasur parasysh se nuk funksiononte një kohë të gjatë dhe dua të jem i sigurt se do të jetë plotësisht në funksion për të mirën dhe sigurinë e turistëve, qytetarëve, skijatorëve”, tha Avziu.
Trajnimi i standardizuar i ski patrullave në vend zbatohet që nga viti 2018. Në 2019 procesi mori përkrahje nga agjencia zvicerane për bashkëpunim, ku ishin trajnuar 15 anëtarë të ski patrullës dhe u mbajtën disa punëtori për sigurinë e ski qendrave.
Ky është kontribut i rëndësishëm drejt zhvillimit dhe afirmimit të këtij profesioni me promovimin e domethënies së tij për krijimin e prodhimeve cilësore turistike dhe krijimin e ski hapësirës atraktive. Vitin e kaluar ka pasur 700 intervenime gjatë i gjithë sezonit.
