Kryeparlametari në detyrë i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën si pasojë e zjarrit në Koçan, ndërkohë që të lënduarve u uroi shërim të shpejtë, përcjell TV21. Konjufca tha se, në këto momente të vështira, qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave dhe Maqedonisë së Veriut
“Tronditës lajmi i vdekjes së 51 të rinjve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e zjarrit në një klub nate.
Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të tmerrshme! Qëndrojmë pranë tyre dhe Maqedonisë së Veriut, në këto momente të vështira për ta.
Të lënduarve në këtë ngjarje të rëndë iu dëshirojmë shërim sa më të shpejtë e sa më të lehtë”, ka shkruar Konjufca.
