Tragjedia e vrasjes së dyfishtë në Itali/ Babai nga Shqipëria gjeti djalin 5 vjeç të fshehur pas divanit

TË FUNDIT

Leonardo, vetëm 5 vjeç, ishte fshehur pas divanit, kur babai i tij, Taulant Malaj, goditi me thikë nënën dhe motrën.

Aty e gjeti dhe i ati, pasi kishte kryer masakrën që i mori jetën të bijës, Xhesika, 16 vjeçe, një fqinji, italianit Massimo De Santis, ndërsa gruaja u plagos.

 “Të voglin e mori dhe e mbajti në krahë” shkruan media italiane duke hedhur poshtë versionin e parë se kishte kërkuar ta vriste edhe atë.  

Krimi ndodhi të dielën e 7 majit, në banesën ku jetonte familja në zonën e Foggias, Itali, dhe prej asaj dite Taulant Malaj ndodhet në burg i akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vrasjeje, ndërsa dje mësohet se para prokurorëve ka pranuar krimin.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Tefta, 39 vjeç arriti ti mbijetonte 6 goditjeve me thikë dhe është e shtruar në spitalin Riuniti di Foggia.

Sipas hetuesve italianë ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie të 45-vjeçarit ndaj gruas së tij që dyshonte se kishte një lidhje jashtëmartesore me tregtarin Italian 51-vjeç.

Krimi ka shokuar komunitetin të cilët deri të shtunën nuk e kishin imagjinuar të ndodhte një masakër e tillë.