Tragjedia e Mesdheut: Mbi 900 të vdekur

TË FUNDIT

Rritet numri i viktimave në tragjedinë e detit Mesdhe, ndërkohë që të mbijetuarit sjellin fakte të reja. Një i mbijetuar nga Bangladeshi ka thënë për autoritetet italiane se një pjesë e madhe e refugjatëve ishin mbyllur në dhomat e poshtme dhe ngecën aty ndërkohë që anija fundosej. Ai ka rrëfyer se në momentin e nisjes, në anije ishin 950 persona, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane.

Mesnatën e së Shtunës, anija e cila nisej nga Afrika e Veriut drejt brigjeve të Italisë dhe alarmin për ndihmë ndërkohë që ndodhej rreth 110 km larg Libisë. Një anije portugeze që ndodhej pranë u afrua për t’u dhënë ndihmën dhe refugjatët, me shpresën për t’u shpëtuar iu drejtuan njërës anë të anijes gjë që shkaktoi përmbysjen e saj. Qindra burra, gra e fëmijë përfunduan në det ku temperaturat ishin tepër të ulta ndërsa të tjerë, me siguri të vdekur, vazhdojnë të jenë të ngecur brenda anijes.

Autoritetet italiane raportojnë se 28 persona janë shpëtuar dhe 24 trupa janë mbledhur tashmë. “Genocid, asgjë më pak se genocid,” ka thënë kryeministri i Maltës, Joseph Muscat. Ai ka thënë se grupe kriminelësh po i hipin këta njerëz në anije duke i çuar drejt vdekjes së sigurt. Kjo është tragjedia e disatë e përmasave të mëdha që ndodh në portat e Europës dhe qeveritë europiane ende nuk po arrijnë t’u përgjigjen siç duhet krizave humanitare.