Një grua 69 vjeçe ka ndërruar jetë pasi mbrëmjen e djeshme ra nga lartësia e një banese, përcjell TV21. Sipas MPB-së, edhe një fëmijë 9 vjeç ka rënë bashkë me gruan e moshuar, por që i njëjti fatmirësisht u ka mbijetuar plagëve.
“Me datë 03.12.2024, në ora 19:40, në SPB-Shkup është raportuar se në territorin e Kisella Vodës dy persona kanë rënë nga një objekt. Në vendngjarje shkuan efektivët e policisë dhe u konstatua se gruaja D.S. (69) nga Shkupi nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një i mitur nëntë vjeçar nga Shkupi është lënduar dhe është transportuar për ndihmë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv
