Tragjedi në Ilinden, një vajzë humb jetën pasi disa të mitur i vunë zjarrin një cisterne

TË FUNDIT

Një aksident ka ndodhur sonte në mbrëmje në lagjen Ilinden në Shkup, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një cisterne të magazinuar pranë stacionit hekurudhor në Ilinden të Shkupit.
Sipas informacioneve të MPB-së, të miturit i kanë vënë zjarrin një cisterne pranë stacionit hekurudhor dhe më pas kanë njoftuar se në cisternë që mori flakë ndodhet një vajzë, po ashtu e mitur. Fillimisht rastin e ka raportuar personi S.K nga Shkupi, i cili ka larguar fëmijët nga zjarri që ka rënë në cisternë.
“Në orën 21:05. në NP-Petrovec, personi S.K. nga Shkupi raportoi se një cisternë është djegur nga disa të mitur në lagjen Ilinden afër stacionit hekurudhor. Dy fëmijët e mitur ndodhen në shtëpinë e tij dhe pas bisedës me fëmijët u bë me dije se në cisternë ndodhet një vajzë e mitur dhe se ajo ka ndërruar jetë na flakët. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë për zbardhjen e rastit. Ky është informacioni fillestar. Më shumë detaje do të kemi më vonë”, informon MPB-ja.
Ndërsa nga QMK në Shkup bëjnë me dije se në orën 21:05 ka mbërritur një telefonatë ku është njoftuar se në stacionin hekurudhor në lagjen “Ilinden” ka rënë zjarr në një cisternë, në të njëjtën kohë është njoftuar edhe Njësiti i Zjarrfikësve në Shkup ku me urgjencë janë dërguar dy ekipe në terren. Pas intervenimit të Njësitit Zjarrfikës së Qytetit të Shkupit, zjarri është shuar, por si pasojë e tij një person ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhen pjestarë të Shërbimit Mjekësor të Urgjencës, Policisë dhe Prokurorisë Publike, të cilët po veprojnë sipas procedurave.