Tragjedi në Bujanoc! Dy të ri humbën jetën në aksident

TË FUNDIT

Pas një aksidenti të rëndë trafiku, që ndodhi dje në rrugën Lluçan, afër fshatit Dobrosin të Bujanocit, janë lënduar 6 nxënës të shkollës së mesme, ku dy prej tyre kanë humbur jetën.

Ndërsa, katër të tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin e Nishit.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai në facebook ka shkruar:

“Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjëve në fshatin Lluçan.Shuarje shpresë e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë. Allahu i lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën. Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve”, shkruan ai.