Në Suedi, një pushim për kafe është më shumë se thjesht marrje e një pije. Pushimi suedez i kafes ose “fika” është një arsyetim të ngadalësosh dhe relaksohesh në një kompani pune. Tradita e gjatë reflekton idealin e Suedisë për të vlerësuar gëzimet e vogla në jetë. Nëse bëhet në mënyrë të duhur, fika besohet se përmirëson produktivitetin, shkruan BBC.
Ka një rëndësi të veçantë në Suedi.
Fika e ka marrë emrin nga fjala e vjetër suedeze për kafe: “kafi”.
Të bësh pushim kafeje në Suedi nuk nënkupton vetëm socializim apo qejf. Është po ashtu e mbrojtur me ligj për të gjithë punëtorët suedezë.
Shumë kompani në Suedi i kanë të obligueshëm pushimet e kafesë. Kjo u lejon punëtorëve që të pushojnë dhe ta lënë punën pas.
Punëtorët suedeze janë ndër më pak të stresuarit në botë. Shumë e shohin “fikan” si faktor që kontribuon në lumturinë në punë.
Foto: BBC
