Totenhemi ia dhuroi fanellat ekipit Marin për shkak të ndalesës për shkëmbim pas ndeshjes

TË FUNDIT

Pres-shërbimi i Totenhemit kumtoi se pas ndeshjes në kuadër të FA kupës me ekipin e rangut të ulët Marin, e cila përfundoi me rezultatin 5:0 në favor të londinezëve, fanellat e lojtarëve ua dhuroi nikoqirit.

“Lojtarëve nuk u lejohet të shkëmbejnë fanella pas ndeshjes për shkak të protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi. Prandaj, siguruam për ekipin Marin fanella të ekipit tonë në kujtim të ndeshjes së sotme historike”, njoftoi pres-shërbimi i Spars.

Nikoqiri për këtë ndeshje arriti të shesë rreth 30 mijë bileta virtuale dhe prandaj u janë falënderues tifozëve të tyre të cilët dhanë mbështetje për ekipin