Tomas-Grinfild: Masa të reja kundër Rusisë nëse përdor armë kimike

TË FUNDIT

Rusia do të përballet me masa afatgjate nga SHBA-ja nëse përdor armë kimike gjatë sulmeve ndaj Ukrainës, paralajmëroi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Tomas-Grinfilnd.

“Rusët  janë ara të cilët kanë përdorur armë kimike dhe ne jemi të shqetësuar se do të mund ta përdorim të njëjtën armë edhe në Ukrainë. Ishim të qartë se nëse eskalojnë në atë nivel, në mënyrë agresive do të përgjigjemi në atë që e bëjmë. I keni parë pasojat e deritanishme nga aksionet tona kundër Rusisë dhe Putinit dhe ata i ndjejnë ato pasoja. Edhe më shumë do t’i ndjejnë nëse e sjellin atë vendim  fatkeq për të përdorur armë kimike”, theksoi Tomas-Grinfild për Si-En-En.

Paraprakisht këtë muaj, presidenti amerikan Xho Bajden, gjithashtu, paralajmëroi se Rusia do të paguajë çmim të lartë nëse përdor armë kimike në Ukrainë.