Ai është njëri prej aktorëve më të njohur turk. Ka luajtur në serialet më të famshme të këtij shteti, të cilat janë transmetuar edhe në Kosovë. Është ky aktori Tolgahan Sayisman, i njohur në Kosovë përmes personazhit Qenar të serialit turk “Lale Devri”, i cili këto ditë ka ardhur në Kosovë si i ftuar special në “Javën e Modës”. Tolgahan do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë. Gazetarja Blerona Zeqiri ka intervistuar këtë aktor dhe ekskluzivisht e sjell për programin e RTV21./21 Media/
Ndjekni intervisten ekskluzive për RTV21 të aktorit Tolgahan Sayisman.
