Pasi Ish-ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska, si dhe Martin Protogjer, shef i kabinetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski e pranuan fajin për rastin “Titanik”, LSDM kërkon dorëheqjen e liderit të VMRO-DPMEN-së Hristijan Mickoksi. Darko Kaevski i LSDM-së doli para selisë së VMRO-DPMNE-së dhe tha se tani u pa se pse Mikcoksi kërkonte fshierjen e nenit 156 nga kodi penal.
Darko Kaevski – LSDM
“Pas pranimit të fajit për rastin Titanik, Hristijan Mickoksi dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet të japin dorëheqje. Kryesia e VMRO DPMNE, lojtarët kyç të kriminelit Nikolla Gruevski, pranuan se kanë bërë krim zgjedhor, kanë ndikuar në zgjedhje dhe ilegalisht kanë financuar fushatën. Tani qytetarëve ju bë e qartë, u vërtetua krimi i regjimit të Gruevskit. Ja pse Mickoksi në të gjitha takimet e liderëve kërkonte fshirjen e nenit 165 të kodit penal, që ka të bëj me keqpërdorimin e fondeve të fushatës”, tha Kaevski.
Derisa po lexonte fjalimin që e kishte përgatitur, nga selia e bardhë doli zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Naum Stoillovski i cili pengoi deklaratën e Kaevskit.
-Si s’të vjen turp, si s’të vjen turp seriozisht?
-Po juve s’ju vjen turp?
-Të dalësh këtu të mbash press, për çka?
-Për kriminelët me të mëdhenj.
Gjithashtu, ditën kur të lartpërmendurit pranuan fajin, Nikolla Gruevsi nga Budapesti shkroi status në facebook. Ai theksoi se të akuzuarit janë të shantazhuar për të pranuar fajin vetëm për t’i lënë njollë VMRO-DPMNE-së.
“Të poshtërojnë të akuzuarit deri në atë masë që , duke pranuar fajin, i cili nuk ekziston dhe të cilin 6 vite e argumentuan, t’i bëjnë një “njollë” të madhe vetes, por edhe dëmtim potencial ndaj të akuzuarve të tjerë në këtë proces”, tha Mickoski.
Ndryshe seanca për shqiptim të aktvendimi për një pjesë të të akuzuarve në rastin “Titaniku” të cilët pranuan faj është caktuar për më 28 shkurt. Janakieski Jankulloska dhe Protogjer dyshohen për shoqërim kriminal, shkelje të së drejtës vote, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të fondeve për financim të fushatës zgjedhore.
