Tiranë:Zyrtarizohet lista e filmave për sivjet

TË FUNDIT

Tirana International Film Festival ka shpallur sot në mesditë emrat e filmave të cilët janë futur kështu në kategoritë garuese të këtij festivali.

Filmat të cilët kanë aplikuar nga e mbarë bota janë seleksionuar dhe më pas inkuadruar në disa kategori, si ajo e filmave të gjatë, dokumentarëve, dhe filmave të metrazhit të shkurtër.

29 filma, përfshirë të tillë nga Amerika, Serbia, Turqia, Spanja, Finlanda, Portugalia, Kanada, India, Sllovenia dhe Kroacia janë në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër, ndërsa vetëm gjashtë sosh janë në konkurencën kryesore të festivalit.

  1. Dancing With Maria by Ivan Gergolet | Argentina | 75’
  2. Happily Ever After by Tatiana Bozic | Croatia & Netherlands | 83’
  3. How I Saved Africa by Kullar Viimne | Estonia | 77’
  4. Inside the News (Les gens du Monde) by Yves Jeuland | France | 82’
  5. The Fortune You Seek Is In Another Cookie by Johannes Gierlinger | Austria | 82’
  6. This Is My Land by Tamara Erde | France-Israel | 93’

Edicioni i sivjetmë mbahet nga 9 deri më 13 maj në kryeqytetin shqiptar.