Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në ambientet e një dyqani eventesh, ku ka shpërthyer një bombul gazi.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pranë rrugës ‘Vaso Pasha’.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shpërthimi ka qenë i fortë, duke dëmtuar edhe bizneset përreth. Forca të policisë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.
Po punohet për shuarjen e zjarrit në lokal pas shpërthimit.
Kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Arjan Ahmetaj, për RTV Ora tha se zjarri është nën kontroll, ndërsa për shkaqet tha se do të dalin në konkluzione pas një hetimi të plotë në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë.
