Sipas rezultatit të anketës të bërë në mesin e lexuesve të revistës amerikane, Tajm, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kryeson listën e 100 personave me ndikimin më të madh në botë.
Putin në anketë mori 6.95 për qind të votave të lexuesve, më shumë se politikanët tjerë, udhëheqësit shoqëror dhe fetarë, që gjenden gjithashtu në listë.
Votimi përfundoi javën e kaluar, rezultatet u publikuan sot, ndërsa më 16 prill është planifikuar të publikohet lista, sipas përzgjedhjes së redaksisë.
Revista Tajm qartësoi se 57 për qind të pjesëmarrësve në anketë kanë votuar nga territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5 për qind nga territori i Kanadasë dhe 4.55 për qind nga territori i Britanisë.
Tajm, revistë kjo që botohet që nga viti 1923, renditjen e publikon që nga viti 1999 dhe në listë gjenden njerëzit, për të cilët lexuesit janë të mendimit se veprimet e tyre kanë ndikimin më të madh në situatën në botë.RTV21
