Të shumtë janë shqiptarët që janë të pranishëm në “The sse Arena, Wembley”, ku pritet të ndeshet boksieri shqiptar, Florian Marku.
Me veshje kombëtare dhe me flamur kombëtar, tifozët shqiptarë me entuziazëm presin ngjitjen në ring të Florian Markut për t’u përballur me Jorick Luisetto.
Kujtojmë që Marku sonte është në mbrojtje të titullit kampion të kategorisë IBF të cilën e siguroi në ndeshjen e tij të fundit.
“Mbreti” shqiptar premtoi se nëse fiton sonte, ndeshja e radhës do të jetë në Tiranë.
Kjo është ndeshja e 11-të e Florian Markut, prej të cilave ka 9 fitore dhe 1 barazim, ndërkaq ndeshja e tij e 3 këtë vit. Dy ndeshjet paraprake i ka përfunduar me fitore./TV21
