Tifozët e Kosovës ironizuan himnin slloven, thërritet bojkot ndaj furrave shqiptare

TË FUNDIT

Në rrjetet sociale ka nisur të shpërndahet një mesazh i cili u bën thirrje sllovenëve që të bojkotojnë furrat shqiptare në Slloveni. Ky mesazh bojkoti sipas tyre vjen lidhur me sjelljen e shqiptarëve të Kosovës ndaj himnit slloven gjatë ndeshjes së zhvilluar pak ditë më parë.

Ky mesazh është shpërndarë nga persona të ndryshëm mes të cilëve edhe Joze Petkovsek, një sipërmarrës i njohur në Slloveni. Ai bashkëngjitur me mesazhin ka publikuar edhe foto të bizneseve shqiptare.

“BOJKOTONI FURRAT SHQIPTARE! Për shkak të ngjarjeve të fundit dhe sjelljes së kosovarëve ndaj himnit slloven, i bëj thirrje të gjithë sllovenëve të bojkotojnë furrat shqiptare!” thuhet në postimin e Petkovsek në “Facebook”.

Komentuesit në postim duken pro këtij bojkoti ndërsa disa shprehen se i kanë bojkotuar prej kohësh ose japin ide për të bojkotuar edhe biznese të tjera përveç furrave të bukës.