Tifozët e Barcelonës treguan edhe një herë dashurinë për Lionel Messin.
Në minutën e 10-të të ndeshjes kundër Betisit, tifozët Blaugrana kënduan me ritëm emrin e yllit argjentinas, diçka që ka ndodhur jo pak herë në këtë sezon.
E gjithë kjo, ndërsa zërat për rikthimin e madh të La Pulgës sa vjen e shtohen.
Madje, pak ditë më parë ai është parë në Barcelonë me familjen dhe ka darkuar me shokët e vjetër të skuadrës.
