Ti kushtohet kujdes narativiti dhe të shmangen provokimet, i tha Shkupi Sofjes

TË FUNDIT

T’i kushtohet vëmendje narrativit dhe të shmangen provokimet. Të praktikohen vlerat evropiane, ndërsa aleanca në NATO dhe bashkëpunimi i ngushtë i pritshëm në kuadër të BE-së, në mënyrë shtesë i përforcoi relacionet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, porositën përfaqësues zyrtarë të Maqedonisë së Veriut në lajmet e fundit nga Sofja se presidenti bullgar Rumen Radevi i ka thirrur në një takim shefat e shërbimeve të sigurisë,  për pretendimin të mosrespektimit të të drejtës së vetëpërcaktimit të bullgarëve në vend.

Qeveria përmes zëdhënësit Dushko Arsovski e përsëriti qëndrimin lidhur me bisedimet me Bullgarinë se duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të kyçura në proces dhe se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në këtë mënyrë.

“Kryeministri pati qëndrim, sqarim për këtë gjatë ditës së djeshme. Duhet vetëm ta përsërisim si Qeveri. Mbetemi me narrativ të kujdesshëm. Duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave, përfshirë prej bartësve më të lartë të funksioneve të dy shteteve. Ajo që është më e rëndësishme është se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në mënyrë të tillë”, tha Arsovski.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e vlerësoi si gabim në hapa takimin e Rdevit me shefat e shërbimeve të sigurisë. Theksoi se Maqedonia e Veriut është mbase shembull më i mirë në rajon për sa i përket barazisë së qytetarëve dhe respektit të diversitetit.