Kryetari i kuvendit të ASh-së Zijadin Sela kritikoi opozitën, ndërsa për Lëvizjën Besa tha se pikërisht ASh i ka dhënë pushtet.
“Ashtu siç bëmë edhe në 2017 kur ishim pjesë e qeverisë të vetëdijshëm se koalicioni me lëvizjen Besa na nxjerr prej qeverie , këto bën lojën u ndanë në dysh dolën dorë zgjatur na nxorën nga qeveria dhe hynë aty vetë, edhe sot u bën bashkë sepse u mungoi motivi, ne u dhamë pushtet lokal në mënyrë qetë ndërtojmë bllokun , potencën edhe bllokun e opozitës dhe gjithçka çka bën vrapuan jo pas anëtarëve edhe simpatizantëve të BDI-së por pas anëtarëve dhe simpatizantëve të Aleancës në mënyrë që ta gjunjëzojnë Aleancën.”- tha Zijadin Sela – ish kryetra i ASH-së
Në reagimin e tij, Kasami e quajti Selën njeri të vogël, duke thënë se ai porositet nga BDI për kësi lloj deklaratash me qëllim që defokusohet opinioni.
“Nuk do ki sha dashur të merren me deklarata të njerëzve të vegjël që ju shërbejnë atyre që janë në pushtet. Fokusi jonë dhe gjithë veprimet që i bëjmë është të biem ndryshimin tek shqiptarët e Maqedonisë. Edhe kur partia në pushtet është e frikësuar më shumë se kur se mund të ndodhë ndryshimi, pas 20 viteve ne po shohim se çdo ditë lëshojnë në media dhe opinion deklarata të personaliteteve të tilla që mundohen të defokusojnë luftën tonë. Lufta jonë është të bëjnë ndryshimin tek shqiptarët ashtu siç ndodhi tek pjesa maqedonase.”- deklaroi Bilall Kasami – kryetar i L.Besa.
Besa edhe ASH dikur ishin bashkë në koalicion, por tani Besa është në opozitë ndërsa ASh në Qeveri.
