Thjesht blu, por piktura u shit për 21 milionë dollarë

TË FUNDIT

Piktura blu e Yves Klein, “California (IKB 71)”, u shit në një ankand në Paris për mbi 21 milionë dollarë, duke vendosur rekord në Francë.

Kjo vepër e vitit 1961 gati 4 metra e gjerë është e mbuluar me nuancën karakteristike “International Klein Blue”, që artisti krijoi për të ruajtur pastërtinë e pigmentit. Klein vdiq në moshën 34 vjeçare dhe konsiderohet një nga pionierët e artit bashkëkohorë, megjithëse çmimi duket shumë i lartë për një pikturë thjesht blu./21Media