Thaçi “pro” thirrjes së seancës së Kuvendit, propozon formim të Qeverisë së unitetit nacional

Must Read

Kurti: Qeveria edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Qeveria e Kosovës sot ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë....

Osmani kundërshton vendimin e Qeverisë Hoti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë ka reaguar duke thënë...

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

Qeveria Hoti sot në mbledhjen e saj ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e...
- Advertisement -

Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi është “pro” iniciativës për thirrje të seancës urgjente të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq ka propozuar që të formohet edhe Qeveri e unitetit nacional në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare.

“Parlamenti duhet patjetër të riaktivizohet. Duhet të riaktivizohet, për shkak se ne jemi Republikë Parlamentare dhe gjithmonë kur kemi gjendje të jashtëzakonshme, të paqarta, ka mundësi që Qeveria, qeverisja t’i shkelë disa prej lirive të qytetarëve. Parlamenti është kontrollori i vërtetë i Qeverisë. Ne do ta mbështesim iniciativën për thirrjen e parlamentit, por në seancën e parë do të propozojmë që të formohet Qeveria e unitetit nacional, ku do të bëjnë pjesë të gjitha partitë parlamentare, partitë politike parlamentare”, tha Thaçi në konferencën për media.

Sipas Thaçit, formimi i Qeverisë së unitetit nacional ka për qëllim të ndajë përgjegjësinë te të gjithë subjektet politike njëjtë, “me qëllim që të luftohet kjo betejë” me virusin korona.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet sepse është koha e paqes, ndërkaq për betejën politike thotë se ka ende kohë.

  • Tags
  • 3
- Advertisement -

Latest News

Osmani kundërshton vendimin e Qeverisë Hoti

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë ka reaguar duke thënë se ta quash reciprocitetin ‘pengesë’...

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

Qeveria Hoti sot në mbledhjen e saj ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë. Ekzekutivi ka...

Dezinfektim në bregun e lumit Vardar

Ekipe të Qytetit të Shkupit dhe të Brigadës së zjarrfikësve sot realizuan aksion për larjen dhe dezinfektimin e bregut të lumit Vardar.

Grant prej 61 milionë denarë për përmirësim të shërbimeve komunale për 12 komuna

Për 12 komuna janë ndarë  grant-mjete nga 60.895.919 denarë përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP), që e zbaton Ministria e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -