Thaçi mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë

TË FUNDIT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur paralajmërimin e Richard Grenell për takim të liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Thaçi po ashtu  ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-së për përkushtim.

“Mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës ndaj SHBA për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Thaçi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me këtë ka thënë se SHBA është vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur sot se takim se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ky takim ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por u shty për shkak të publikimit të aktakuzave të pakonfrimuara  ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli./21Media