Thaçi: Jemi në koalicion me LSDM-në, por jo me BDI-në

TË FUNDIT

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në Click Plus në TV21, bëri të ditur se në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë PDSH-ja do të garojë e vetme. Thaçi gjithashtu bindshëm tha se me BDI-në nuk do të ketë koalicion, pasi që PDSH-ja ka qenë konkurrentë i drejtpërdrejtë i BDI-së. Ai më tej shtoi se PDSH-ja në Qeveri është në koalicion me LSDM-në dhe jo me BDI-në.